Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq.
Shërbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur fillimisht evakuimin e familjes nga banesa, anëtarët e së cilës fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime.
Më pas zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e bombolës jashtë dhe shuarjen e saj.

