Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Sovjan të Maliqit. Shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që banesa të digjet.
Në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja, e cila edhe pse ndërhyri, përsëri flakët shkaktuan dëme të mëdha material në banesë.
Megjithatë, fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar. Zjarrfikësja bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, pasi dy banesa të tjera rrezikonin të digjeshin.
