Categories Lajme

Mësimi online/ Shahini: Orar shtesë transmetimi në RTSH për leksionet e maturantëve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaroi se është kërkuar orar shtesë transmetimi nga RTSH për maturantët për të transmetuar leksione të klasës 12, të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të thellojnë njohuritë e tyre.

Gjatë komunikimit live, Shahini tha se “në mënyrë që t’iu vijmë në ndihmë, kemi kërkuar nga RTSH që të na japë një orar shtesë, vetëm për maturantët dhe ky orar është 13:30 deri në 14:30 , ku do të transmetojmë leksione të klasës 12, të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të thellojnë njohuritë e tyre në kët tre lëndë të cilat konsiderohen më të vështira nga vetë ata. Nga e hëna në të premte, është një orar shtesë për të gjithë maturantët, në mënyrë që të përsërisin disa nga leksionet e klasës 12.  Më tej, ajo shtoi se “ngaqë jemi në kushte të jashtzakonshme dhe nxënësit i kemi nepër shtëpia ne do të vazhdojmë transmetimin e zakonshëm nga ora 10:30 deri në 12.00 dhe nga ora 18:00 deri në orën 19:30’.

Shahini sqaroi se nga RTSH është kërkuar që të përfshihen edhe programe argëtuese për fëmijët.  “Patjetër, jemi në diskutim me radio-televizionin shqiptar për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. Pra, përtej këtyre dy orave që na dhënë RTSH për të transmetuar leksionet dhe përtej leksioneve të lendëve të caktuara, idea është që të bëjmë shumë më shumë port ë kemi edhe programe te tjera që janë edhe argëtuese edhe edukative. Në ditët në vijim për marrëveshjen finale që kemi realizuar me RTSH-në dhe për detajet e programit që do të vijojë përtej kësaj periudhe të jashtzakonshme”.

Lidhur me pyetjen nëse do të shtyhen apo jo, provimet e maturës, ministrja u shpreh se “për momentin nuk kemi kurrëfarë arsye të mendojmë që duhet të shtyhen provimet. Unë besoj fuqishëm që këto dy javë, përderisa jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, është një periudhë shumë e mirë për të përsëritur leksionet dhe për të mësuar, në  mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për provimet e maturës’. z.tosku/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME