Categories Lajme

Maliqi: Po guxuat të bëni realitet ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do rrethojmë parlamentin dhe do ju hedhim në…

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, përmes një postimi në facëebook, ka reaguar me tone të ashpra në lidhje me propozimet e mazhorancës qeveritare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Maliqi shprehet se mazhoranca duhet t’i lëjë lojërat e pista me listat gjysëm të hapura dhe të respektojë Marrëveshjen e 5 Qershorit. Deputeti i bën thirrje popullit se nëse këto ndryshime do të bëhen realitet, atëherë parlamenti duhet rrethuar dhe qytetarët duhet të marrin në dorë fatete e vendit. Postimi i plotë: Rilindja e marrë fund, ti lërë lojërat me lista gjysëm të mbyllura dhe pa koalicione, por ti përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit, me bekimin e ambasadës amerikane.

Nëse Rama dhe shpura e tij, guxon të kalojë ndryshimet kushtetuese, duke përdorur deputetët e opozitës parlamentare, i bëj thirrje popullit, opozitës së bashkuar, socialistëve të zhgënjyer, që të rrethojnë Parlamentin dhe ti hedhin në koshat e plehrave deputetët, si në Ukrainë. Të ngrihen të gjithë dhe të marrin në dorë fatet e vendit, të shporrin këtë qeveri të kriminalizuar dhe të koprruptuar që ka marrë peng Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, institucionet e shtetit, zgjedhjet, demokracinë. Le të jetë populli ai që të godasë mafien, oligarket dhe krimin e bërë njësh me Rilindjen. Ëndrra e Ramziut për tu bërë diktator, le të mbetet në bunkerin e tij në Surrel. Shqipëria nuk është bunkeri i tij, por vendi i lirë i ëndrrës së studentëve të Dhjetorit drejt familjes së madhe europiane. Pse ka kaq shumë frikë Ramziu nga listat e hapura, pse e tmerron Ramziun koalicioni opozitar?! Në fakt, pyetja është retorike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME