Categories Showbiz

“Mall për Vlorën” ,nisma ndryshe e deputetit Fate Velaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka realizuar një videomesazh, “Mall për Vlorën”, ku ka bashkuar vlonjatët jashtë kufirit. Anni, një vajzë e cila jeton me bashkëshortin e saj në SHBA, New York shprehet se ka mall për Vlorën dhe ka dëshirë t’ia tregoj edhe bashkëshortit të saj. “Unë kam lindur në Vlorë dhe jetoj në New York bashkë me familjen time. Kam shumë dëshirë t’ia tregoj bashkëshortit”,- tha Anni.

Bashkëshorti Christopher, thotë se mezi pret të udhëtojë drejt Vlorës. “Mezi pres ta vizitoj Vlorën e bukur, të shoh plazhin spektakolar dhe zonat atraktive të pabesueshme. Shpresoj të vij sa më shpejt”, thekson ai.

Ndërkohë Mario nga Teksasi i SHBA, shprehet se ndjen mungesën e të shëtiturit në Vlorë. “Na mungon Vlora, shumë”,- thekson ai. “Këtu është një mbrëmje e mrekullueshme, por do dëshironim vërtet të ishim në plazhet e Vlorës së bashku me familjet tona”, – shprehet bashkëshortja e tij, Carson.

Bimi Gunbardhi nga Bremeni i Gjermanisë thekson se mezi pret që çdo gjë të shkojë në vendin e vet që të udhëtojë drejt Vlorës. “Urojmë që çdo gjë të rregullohet, biletat i kemi gati dhe urojmë të nisemi sa më shpejt drejt Vlorës për të kaluar tre javë të mrekullueshme muzike dhe frymëzimi në bregdetin e bukur”, u shpreh ai. Genci Tepelena, nga Milano thotë se “dëshirën më të madhe e kam që pushimet t’i kaloj në bregdetin e Vlorës. Të festojmë daljen nga pandemia atje, bashkë me familjen time”.

Nga Praga, Paola Rrapaj thotë se e ka marrë malli për Vlorën. “Është dashuria ime, më bën ta ëndërroj. Miqtë dhe familjarët që kam atje ma bëjnë edhe më të madhe dëshirën për t’u kthyer në Vlorë”, tha ajo. Eno Peçi nga Viena, kërkon t’ia prezantojë fëmijëve të tij Vlorën. “Më ka marrë malli për Vlorën, mezi pres t’ia tregoj fëmijëve të mi bukurinë e Vlorës”. Deputeti Fate Velaj pas këtyre mesazheve thekson se këto janë vetëm disa nga shqiptarët në të gjithë botën që janë nga Vlora dhe që i merr malli për Vlorën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME