Të martën më 23 qershor përfundon gjendja e jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësisë natyrore, e cila u shpall nga qeveria shqiptare nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19. Fillimisht ajo hyri në fuqi më 24 mars dhe u shty me dy muaj në prill. Vendimi për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore u kundërshtua në atë kohë nga opozita.
Ajo e akuzoi kryeministrin Rama se synon që në këto kushte të vijojë tenderat sekret dhe për të kontrolluar qytetarët.
Zoti Rama, ndërsa ka lehtësuar masat e qarkullimit të popullatës për shkak të COVID-19, ka deklaruar se qeveria nuk ka në plan që ta shtyjë sërish gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Por ai tha se një skenar i mundshëm mund të aplikohet në disa zona, veçmas në qytetet bregdetare.
Rritja e ndjeshme ditë e fundit e numrit të të infektuarve me koronavirus, ka shtuar zërat se gjendja dhe mund të zgjatet në disa qytete. Ndërkaq autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes maksimal.
