Categories Lajme

Mallakastër, dyshohet se kultivoi kanabis, vendoset në pranga adoleshenti! Si u zbulua pas rreth 1 viti

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i 102 bimë kanabis të zbuluara në maj të këtij viti në pyllin e fshatit Panahor në Mallakastër.

Në pranga u vendos i riu Amarildo Harunaj, banues në Panahor.

“Bazuar në provat e siguruara, u kap dhe ndalua shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 102 bimëve narkotike kanabis të gjetura në pyllin e fshatit Panahor dhe të asgjësuara nga Policia, në muajin maj 2023”, njoftoi policia.

Mësohet se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Punë hetimore për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i hetimeve, zbardhet autorësia e kultivimit të 102 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në pyllin e fshatit Panahor, gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin maj 2023.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike dhe/ose të veprave të tjera penale, si rezultat i punës hetimore dhe gjurmuese, bazuar në provat e siguruara, kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 18 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 102 bimëve narkotike kanabis të gjetura në pyllin e fshatit Panahor dhe të asgjësuara nga Policia, në muajin maj 2023.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME