Categories Lajme

“Mamaja na vuri të flinim në dhoma të ndara, deri në mes të natës…”, Eni Çobani rrëfen fejesën

Eni Çobani ka treguar se pasi është fejuar me Avenirin, që sot është bashkëshorti i saj, ka shkuar të jetojë në shtëpinë e tij të fundit. E ftuar në “Gjysma ime”, Eni bashkë me Avenirin treguan se nëna e tij i kishte vënë të flinin në dhoma të ndara, duke ndjekur kështu traditën e vjetër që deri në ditën e martesës nuk mund të flinin bashkë.

Me shaka Aveniri shtoi se në fakt kjo situatë kishte zgjatur vetëm disa orë, deri sa kishte shkuar mesnata.

Pjesë nga biseda:

Ardit Gjebrea: Kur ke shkuar tek shtëpia e Avenirit?

Eni Çobani: Neve sapo ishim fejuar, kishim kaluar gati një vit dhe në vitin ’97, në atë vit të mbrapshtë për të gjithë shqiptarët, Avenirin e kapi një panik shumë i madh sepse po mbyllte dyqanet, i kishin kaluar edhe plumbat në kokë kur po mblidhte mallin dhe ishte në një panik të jashtëzakonshëm. Vjen me një frikë të madhe tek unë në shtëpi dhe i kërkon prindërve të mi që unë Enin nuk do e lë më këtu. Mendoni, jetonim akoma me atë kulturën familjare që nuk mund të shkosh tek shtëpia e bashkëshortit pa martesë dhe prindërit e mi ngurruan.

Me shumë zor më kanë lënë, Aveniri më merr, më çon në banesë, sigurisht edhe për prindërit e Avenirit nuk ishte aq e thjeshtë sepse unë nuk do shkoja thjesht për një vizitë apo drekë, por do flija. Për prindërit e Avenirit dhe kryesisht për mamanë e tij të ndjerë, ishte problem i madh ku do flija unë.

Kur erdhi mbrëmja që do shtriheshim të gjithë, unë po shikoja në sy vjehrrën time që ku do më vendosë. Në atë kohë jetonte edhe motra e Avenirit në atë banesë dhe sigurisht që gjithsecili kishte krevatin e vetë, unë isha pa krevat. Ajo kishte përgatitur dhomën e Avenirit, Avenirin e kishte nxjerrë në kuzhinë dhe unë kam fjetur në dhomën e tij vetëm pa të.nArdit Gjebrea: Sa kohë zgjati?mAveniri: Nja tre-katër orë derisa vajti mesnata. Kjo qe shaka (qesh).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME