Categories Lajme

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Prurjet e shumta dhe reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në Lagunën e Nartës, duke rrezikuar Manastitin e Zvërnecit, monument kulture i kategorisë së parë. Toka përreth Manastirit dhe objekteve ndihmëse është përmbytur.

Prifti i manastirit, Jani Tereziu, shprehet se “fenomene më këto përmasa janë të pazakonta për këtë zonë, duke shtuar se një nga shkaqet kryesore dyshohet të jetë bllokimi i kanalit të madh shkarkues, për të cilin kërkon ndërhyrje të menjëhershme”. Ndërkohë, drejtori i Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Orges Feimi, bën të ditur se “specialistët kanë kryer inspektime në terren për të verifikuar gjendjen e monumentit dhe të strukturave përreth, si dhe për të parandaluar rreziqe të mundshme në vijim”.

Situata po trajtohet nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Bashkinë Vlorë, me qëllim hartimin e një projekti të përbashkët për ndërhyrje afatgjatë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga fenomenet natyrore.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME