Categories Lajme

‘Mos bini pre e mashtrimeve në GoFundMe’/ Po tentojnë të përfitojnë me dhimbjen e tyre, i vëllai i të riut që u vra në Itali bën thirrje: Ju lutem, mos hidhni lekë askund

Vëllai i 25-vjeçarit Kevin Muharremi, i cili u vra pak ditë më parë në Itali, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje bashkëatdhetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve që po qarkullojnë në emër të familjes së tyre.

Në një reagim të publikuar në faqen e biznesit që ai administronte së bashku me të vëllain, Elvis Muharremi ka sqaruar se familja nuk ka hapur asnjë llogari në platformën GoFundMe apo në ndonjë faqe tjetër për mbledhje fondesh.

Ai thekson se çdo iniciativë e tillë është mashtrim dhe u kërkon të gjithëve të mos dërgojnë para askund, duke i lënë familjarët të përjetojnë në qetësi dhimbjen e tyre të madhe.

“Jam Elvis Muharremi vëllai i Kevin Muharremit që është vrarë më 14 shkurt 2026. Ne nuk kemi hapur asnjë lloj llogarie apo GofundMe që të na ndihmoni. Ju lutem shumë mos hidhni lek askund. Na lini të qetë në dhimbjen tonë”, shkruan ai.

Ndërkohë, detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë.  Sipas mediave italiane, Kevin Muharremi, 25 vjeç, u vra me tre plumba më 14 shkurt në Itali. I dyshuari për krimin është bashkatdhetari i tij, Renato Xyke, 20 vjeç, i cili është arrestuar nga autoritetet.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti mes dy të rinjve ka nisur për shkak të një dëmtimi të lehtë në një automjet, debat që më pas është përshkallëzuar disa orë më vonë me përdorimin e armës së zjarrit. Kevin Muharremi është qëlluar tre herë teksa ndodhej në sediljen e pasagjerit të automjetit.

Sipas raportimeve, i dyshuari ka qëlluar disa herë drejt makinës nga një Range Rover Evoque gri i errët. Pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi i krimit, ka lënë armën në zonën e Montecalvolit dhe më pas është nisur drejt Romës së bashku me familjen e tij.

Autoritetet italiane po analizojnë dëshmitë, pamjet e kamerave të sigurisë dhe telefonat celularë të personave të përfshirë për të zbardhur plotësisht motivin dhe dinamikën e ngjarjes. Hetimet vijojnë gjithashtu për të përcaktuar nëse takimi në Montecalvoli ka qenë i rastësishëm apo i organizuar për të zgjidhur konfliktin.

'Mos bini pre e mashtrimeve në GoFundMe'/ Po tentojnë

'Mos bini pre e mashtrimeve në GoFundMe'/ Po tentojnë

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME