Categories Lajme

Manastirliu: Do të përdoret testimi i shpejtë për të gjithë turistët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori.

E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, përsa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë.

Ndaj dhe është duke u realizuar trajnimi, qoftë përsa i përket ndihmës së parë në këto struktura por edhe testimit të shpejtë anticovid”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se po merren masa për plotësimin e qendrave shëndetësore me barna dhe materiale mjekësore, si dhe me furnizimet e nevojshme për testin e shpejtë.

“Padyshim që përfshirja e testit të shpejtë brenda strukturave të qendrave shëndetësore vjen si një shërbim i shtuar, që do t’i vlejë shumë qoftë kapjes së hershme të rasteve me Covid, qoftë izolimit të tyre.

Dhe do t’i vlejë shumë edhe sistemit të survejancës që tashmë funksionon në të gjithë territorin. Ndaj edhe furnizimi me teste të rapidit duhet të vazhdojë të funksionojë përgjatë gjithë kohës”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të vijojnë të zbatojnë rregullat e reja antiCovid dhe subjeket të zbatojnë protokollet e sigurisë në plazhe, për mbrojtjen e shëndetit.

“Fakti që jemi duke lehtësuar masat për sezonin turistik, por edhe për faktin që pandemia tashmë është në nivele të kontrolluara nuk do të thotë të ulim vigjilencën dhe të mos respektojmë protokollet, të cilat ende janë në funksion dhe për t’u zbatuar nga të gjithë qytetarët dhe gjithashtu rekomandohet që të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve, qoftë sa i përket protokollit të plazheve, qoftë protokollit në bare, restorante, për të mos lejuar përhapjen e infeksionit. Pra për ta patur nën kontroll, do duhet që të jemi shumë të kujdesshëm dhe vigjilentë”, apeloi Manastirliu.

Duke theksuar se trajtimi i stafeve mjekësore do të vijojë për hapjen e 29 qendrave verore në gjithë vendin në 15 Qershor, Manastirliu nënvizoi se nga strukturat shëndetësore po punohet në disa drejtime, si vaksinimi, hapja e qendrave verore, dezinfektimi dhe trajnimi i stafeve mjekësore, për një sezon turistik të sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME