Categories Lajme

Manastirliu jep lajmin e keq: Kemi rritje të të shtruarve në spitale, ky është vendimi për masat shtrënguese

Në një deklaratë për mediat, Komiteti i Ekspertëve që sot po përfaqësohet nga ministrja Manastirliu tha se së fundi ka pasur një rritje të rasteve me Covid, por masat do të jenë të njëjta. Sipas ministres së Shëndetësisë vendi do të vazhdojmë të njëjtën mënyrë, atë të ndalimit të qarkullimit pas orës 22:00 të darkës deri në orën 6:00 të mëngjesit.

E njëjti orar do të vijojë për baret dhe restorantet, ndërkohë që Universitetet do vijnë sërish mësimin online deri në një vendim të dytë. Po ashtu Komiteti i Ekspertëve ka dalë në vendimin se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara dhe kësaj radhe deri në 1 shkurt.

“Duke qenë se data 18 ishte dita e fundit që do vlerësonim fluturimet e Britaninë e Madhe, duke qenë se ka informacione të shtuara për rritjen e rasteve të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Komiteti ka marrë vlerësim që fluturimet me Britaninë do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 shkurt”, tha ajo.

Manastirliu: Përsa i përket situatës epidemiologjike, komiteti duke ndjekur situatën mbi baza ditore e javore ka vlerësuar një rritje të incidencës 2 javore që ka pësuar rritje në 14 ditët e fundit. Një rritje që është 217 raste të reja për 100 mijë banorë nga 2-15 janar.

Kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki duke u rritur numri i bashkive që ka raste të reja nga 44 në 50 bashki me një mesatare të përjavshme prej rasteve të cilat vlerësohen që kanë numra të rritura.

Përsa i përket numrit të pacientëve të shtruar, ballafaqohemi me një rritje të rasteve. Rritja është e qëndrueshme, nuk është alarmante. Është një situatë që tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar dhe rritje të vigjilencës.

Numrat të pacientëve të shtruar në spital ka pësuar rritje me një mesatare prej 273 shtrimesh në 14 ditë. Në radhët e terapisë intensive ka pësuar një rritje. Duke bërë një vlerësim të pozitivitetit në raport me testimet, në të gjithë vendin vijon testimi në komunitet për të izoluar çdo rast në kohën e duhur.

Rritja e numrit të testimit, përmes testimit të shpejtë, vlerësohet një rritje e qëndrueshme e pozitivitetit. Kjo kërkon që qytetarët të bëjnë kujdes.

Efekti i rritjes së qëndrueshme vjen dhe si efekt i festave të fundvitit nga mbledhjet familjare gjatë kësaj periudhe. Do të vijojmë që të kemi në fuqi masat që kemi pasur derimë tani, në tërësinë e tyre vijon puna për testimin në të gjithë vendin, puna në katër spitalet vijon pa 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME