Categories Lajme

Koordinatorja e vaksinimit: Injektimi i dozave vijon edhe përgjatë fundjavës, 8 postacione në stadiumin ”Air Albania”

Procesi i vaksinimit do të vijojë edhe përgjatë fundjavës teksa aktualisht po punohet në 8 postacione në stadiumin ‘’Air Albania’’. Manjola Shtylla, koordinatore për vaksinimin thotë se ‘’ edhe sot vazhdojmë procesin e vaksinimit. Do të vazhdojmë edhe ditën e dielë. Çdo ditë jemi në proces vaksinimi. Mesatarisht, vaksinohen mbi 50 persona në ditë’’. ‘’Vaksina vjen nga ISHP çdo ditë, e shoqëruar nga Forcat e Policisë.Atje ruhet në temperaturën -80 gradë, vjen sasia ditore dhe konsumohet brenda ditës. Këtu e ruajmë në temperaturën 2-8. Një flakon përdoret për 6 doza’’, vijon ajo.

‘’Deri në ditën e gjashtë, nuk kemi pasur asnjë person me efekte anësore. Personi para se të vaksinohet kalon tek zona, merret pyetësori që shihet nga mjeku për efekte anësore ose kundër indikime dhe më pas kalon tek procesi i vaksinimit. Kemi vaksinatore një infermiere, kryhet vaksina, jepet karta dhe data e dozës së dytë. Më pas jemi tek zona e pritjes, kur presim për ndonjë kundër indikacion dhe kemi të shoqëruar nga Urgjenca Kombëtare. Momentalisht po punohet në 8 postacione’’, përfundon koordinatorja. Sot është dita e gjashtë që prej fillimit të procesit të vaksinimit antiCOVID në vendin tonë dhe deri tani janë vaksinuar 308 mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor të 4 spitaleve COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME