Categories Lajme

Negociatat e vështira PR-PD, Mediu zbulon pretendimet e partisë së tij

Negociatat me kryerepublikanin, Fatmir Mediu rezultojnë më të vështira për kreun e partisë më të madhe në opozitë, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit janë vetëm 100 ditë larg. Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me aleatët e tjerë Shehi, Duka e Ndoka por kjo gjë ende nuk është arritur me kreun e republikanëve. Siç duket, Mediu nuk kërkon një vend të sigurt në listat e PD-së vetëm për vete, siç ndodhi me aleatët e tjerë.

Në një takim me strukturat e PR-së këtë të shtunë, Mediu kërkon që Basha të marrë në konsideratë vlerësimin e kandidatëve dhe po ashtu rezultatetqë merr partia që ai drejton në çdo qark. “Ne nuk mund t’i presim rrugën një demokrati fitues. Do ta mbështesim atë ashtu siç edhe besoj se PD nuk mund t’i presë rrugën një republikani kontribues-fitues sepse i shërben fitores në 25 prill”, tha ai.

Negociatat nuk do të ndalen, ndërsa tentohet që PD dhe PR të jenë në një koalicion për zgjedhjet. “Marrëdhëniet e PR janë shumë më specifike se marrëdhëniet e partive të tjera. Unë jam i prirur deri në fund si drejtues i PR që ne të kemi një koalicion të përbashkët. Kjo është rruga e vetme për të arritur që të fitojmë zgjedhjet”, u shpreh ai.

Mundësia e fundit që Mediu nuk përjashton është që republikanët të dalin të vetëm më 25 prill. “Do të prezantojmë kandidatët në çdo qark. Kjo për të qenë të përgatitur në rast se do të duhet të dalim të vetëm në zgjedhje”, shtoi ai.

Këto deklarata Mediu gjatë mbledhjes së këshillit politikë të PR-së, ku i ftuar ishte dhe me ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, që nuk u përfshi në debatet aktuale në opozitë, por risolli momente të rëndësishme të PD-së ndër vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME