Categories Lajme

Sistemi Blu Box/ Menaxhim dhe kontroll satelitor i vendndodhjes së anijeve, Ekonomi: Mbështetje për peshkatarët

Në sektorin e peshkimit, po zbatohet për herë të parë sistemi “Blu Box”, që aplikohet nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian, për menaxhimin dhe kontrollin satelitor të vendndodhjes së anijeve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, në një intervistë për ATSH-në, tha se “një nga kërkesat e BE-së për peshkimin, ka qenë vendosja e sistemit Blu Box, që është gjetja në çdo referencë e anijeve të peshkimit”.

“Ky është një projekt që ka kohë që ka nisur, dhe tashmë ka përfunduar. Shërbimi jepet nga AKSH-i, që është një shërbim online dhe gjeoreferencues”, u shpreh Ekonomi. Ministrja tha se mbështetjen për këtë sistem për të gjithë peshkatarët e bën qeveria shqiptare, e cila për tre vjet bën pagesën e taksës për Blu Boxin.

Sistemi Blu Box vjen si një investim i qeverisë shqiptare. “Ne nuk kemi pasur kompani të specializuara në këtë gjë ndaj është krijuar një koncorcium me kompani të huaja, është një kompani franceze dhe një kompani shqiptare, që ka eksperiencë shumëvjeçare në këtë sektor”- tha Ekonomi për ATSH.

Ndërkohë, ajo vuri në dukje se, ndërkohë i është dhënë informacion i mjaftueshëm të gjithë atyre që kanë barka dhe peshkarexha në Shqipëri për rëndësinë që ka Blu Box dhe po fillon hap pas hapi instalimi i aparaturave. Gjeoreferenca do të lidhet në mënyrë të menjëhershme nga e- Albania dhe shërbimi që ajo ofron, duke nisur kështu funksionimin e këtij sistemi. Sistemi “Blu Box” kontribuon në modernizimin e hapësirës ujore me një teknologji të zhvilluar e të sigurt, që sjell performancë të lartë të cilësisë në menaxhimin e burimeve të peshkimit.

“Blu Box”, ka si qëllim rritjen e nivelit të sigurisë përsa i përket anijeve të peshkimit në rast rreziku, si dhe ruajtjen e burimeve të peshkimit. Kjo është një risi tjetër mbështetëse në sektorin e peshkimit, krahas zerimit të TVSH-së,  për të gjitha elementet që i duhen peshkimit, ndërsa vijon deri në fund të muajit janar aplikimi në skemat e mbështetjes me grante nga BE për rinovimin e anijeve të peshkimit dhe materialeve bazë të këtij sektori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME