Categories Lajme

Manastirliu jep lajmin e mirë për mjekun e njohur: Mbështesim financiarisht kurimin e Dr. Drinit!

Familja e mjekut të njohur neurolog Drini Dobi, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit ka vendosur që ta dërgojë në Itali për kurim të specializuar. Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga kolegë e miq, u arrit të mblidhet një shumë që garantoi transportin dhe qëndrimin disa ditor në spital, por për një kurim të plotë nevojiten të tjera të ardhura monetare.

Për këtë, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një shkrimi publik ku shprehet se qeveria shqiptare ka vendosur të mbështesë financiarisht kurimin e Dobit deri në shërimin e tij të plotë. “Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.

Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!”, shkroi Manastirliu.

Reagimi i ministres së Shëndetësisë erdhi pasi u mblodhën mbi 17 mijë euro brenda pak orësh për të vijuar kurimin e Dobit në Itali. Ishin miqtë e tij dhe kolegët që përhapën kudo lajmin se nevojiteshin të ardhura për të vijuar kurën dhe një pjesë e konsiderueshme e parave u derdh në llogarinë e Florida Dobit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME