Categories Covid-19

Covid-19 u merr jetën dy inxhinierëve në Berat, kolegët të pikëlluar

Vdesin nga Covid-19 inxhinieri i Spitalit të Beratit, Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHE-së, Armand Spathara. Të dy të intubuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”,nuk e fituan dot betejën me Covid-19. Dy inxhiniera në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën,si pasojë e virusit të rrezikshëm Covid-19.

Inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat,55-vjeçari Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHE-së,60-vjeçari Armand Spathara e kanë humbur betejën me Covid-19 në orët e para të mëngjesit të së Hënës. Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej dy javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku ishin të intubuar.

Mësohet se askush prej dy inxhinierave që humbën jetën nga Covid-19 nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ata ishin transportuar rreth dy javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,në gjendje të rënduar.

Pas disa ditësh në intubim,gjendje e tyre është përkeqësuar,ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë. 55-vjeçari Alfred Lulaj kishte 10-vjet që punonte si inxhinier në Spitalin Rajonal Berat,ndërkohë që 60-vjeçari Armand Spathara mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat,ku punonte si inxhinier në sekrorin e dispeçerisë. Pas v dekjes së tyre,kanë qënë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME