Categories Lajme

Manastirliu jep lajmin e mirë: Vaksinimi nuk ndalet, sot vijnë 12,870 vaksina “Pfizer”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar se sot priten të vijnë mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Manastirliu e ka bërë të ditur lajmin nga qendra e re shëndetësore Synej, në Kavajë, e cila sapo është rehabilituar, si pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore.

“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës Pfizer.

Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, ka bërë me dije Manastirliu.

Duke theksuar se rindërtimi i qendrës shëndetësore Synej, e cila do të ofrojë shërbim me cilësi dhe standarde për rreth 13 mijë banorë është një premtim i mbajtur.

Manastirliu tha se programi i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin do të vijojë.

“Programi i rehabilitimit dhe rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave kudo në vend do të vijojë. Nuk përfundojmë vetëm me 300 qendrat dhe ambulancat të cilat tashmë janë në finalizim.

Por do të vijojmë derisa edhe qendra më e fundit apo ambulanca më e fundit në zonat më të thella të jetë rehabilituar dhe të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore për t’i ofruar shërbim sa më të mirë qytetarëve tanë”, tha Manastirliu.

Deri më sot kanë mbërritur mbi 760 mijë doza vaksinash anticovid, ndërsa sot pritet të mbërrijnë 12,870 doza vaksine Pfizer, nga të cilat 8,190 janë nga kontrata me Pfizer dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME