Categories Lajme

Manastirliu kërkesë ministrit italian: Rishikoni kufizimet e udhëtimeve për shqiptarët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është takuar me homologun italian Roberto Speranza sot në Romë ku kanë nënshkruar marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Manastirliu deklaroi se i ka kërkuar ministrit Speranza të rivlerësojnë vendimin për kufizimin e udhëtimeve për qytetarët shqiptarë drejt Italisë në bazë të situatës epidemiologjike.

“I kam kërkuar ministrit për të rivlerësuar vendimin në bazë të situatës epidemiologjike për udhëtimin e shqiptarëve drejt Italisë.

Do vlerësohet ku vendim sipas periodicitetit bazuar në situatën epidemiologjike. Ajo që duhet vijuar është vaksinimi si e vetmja armë për të kufizuar përhapjen e COVID”, deklaroi Manastirliu. Ajo u shpreh se e ka falënderuar atë për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë përmes mekanizmit COVAX për vijimin e vaksinimit kundër COVID në vendin tonë.

“E kam falënderuar ministrin për mbështetjen ë qeveria Italia ka dhënë përgjatë viteve të bashkëpunimit tonë. Falë dozave të dhuruara nga Italia përmes programit COVAX kemi vazhduar me programin e vaksinimit. Synojmë të vijojmë me rritjen e mbulesës vaksinale si garanci”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME