Categories Lajme

Manastirliu me ekipin e urgjencës së Spitalit të Traumës: Shërbim i përforcuar mjekësor gjatë ditëve të festave

“Shërbim i përforcuar me ekipe mjekësore gjatë ditëve të festave dhe autoambulancë në sheshet kryesore të qyteteve, për të garantuar shërbim të shpejtë në rast të urgjencave mjekësore dhe më shumë siguri për qytetarët,”- tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me ekipin e urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës.

Ky takim vjen në kuadër të masave shtesë të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë ditëve të festave për shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet, qendrat shëndetësore, pikat kufitare dhe personel “on call” në rast nevoje.

“Kemi marrë të gjitha masat që natën e ndërrimit të viteve urgjencat mjekësore, ambulancat, njësia e helikopterëve të jenë në gadishmëri për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje. Ndalimi i tregtimit të fishekzjarreve këtë vit pritet të lehtësojë edhe traumat që çdo vit shkaktohen nga fishekzjarret dhe mjetet piroteknike”, tha Manastirliu.

Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në sheshet ku do të festohet ndërrimi i viteve është vendosur një autoambulancë nga ora 19:00 deri në përfundim të festës. Në Tiranë, përveç 9 autoambulancave të shpërndara në postacione në territor, sipas planit të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore, do të ketë edhe dy autoambulanca të tjera në dizpozicion të festës të vendosura në sheshin Skënderbej (njëra midis Muzeut Kombëtar dhe Hotel “Tirana International” dhe tjetra para Bankës së Shqipërisë).

Nisur nga rritja e numrit të thirrjeve të urgjencës gjatë ditëve të fundit, janë marrë masa edhe për shtimin e personelit me mjekë dhe infermierë në Njësinë e Koordinimit të Urgjencës Mjekësore, si edhe një ekip shtesë me mjekë dhe infermierë “on call”.

Sipas urdhërit të Ministres Manastirliu, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31, 1 dhe 2 janar 2019, për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.
Gjatë takimit me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Traumës, Ministrja bëri një falenderim të posaçëm për ekipin mjekësor që do të shërbejë 24/7 në këto ditë festash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në tregun e Lushnjës, dëme të mëdha, tregtarët kërkojnë dëmshpërblim

Zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit ka përfshirë tregun e ri të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vrisnin me armë 2 persona në parking, arrestohen shqiptari e italiani! Të plagosurit, një çift kalimtarësh

Karabinierët e Foggias në Itali arrestuan dy persona të përfshirë në të shtënat që ndodhën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja e policit, shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se Policia favorizoi ndërtimin pa leje të beach barit, IKMT e Sarandës vijon me shembjen

Pasi kupola e Policisë së Sarandës u shkri nën dyshimet se u korruptua për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nisin hetimet/ Tentojnë të djegin mbi 20 mjete të rënda në Akërni, shkrumbohet një fadromë. Policia në kërkim të autorëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e hidrovorit të…

LEXO ME SHUME