Categories Lajme

Manastirliu publikon mesazhin e mjekut Kalo, mos e humbisni (Video)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në “Facebook” një videomesazh të mjekut Tritan Kalo, nga Spitali Infektiv, i cili u bën thirrje qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave dhe kujdesin maksimal, edhe pse ka filluar hapja graduale e jetës.

Sipas mjekut infeksionist, koronavirusi ështëende  në gjysmën e rrugës dhe nuk e ka shfaqur akoma tablonë e plotë të problematikave. “Me lehtësimin e masave shtrënguese, duhet të shtojmë kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve. Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Tritan Kalo”, shkruan Manastirliu.

Mesazhi i Tritan Kalos:
Ju drejtohem nga Urgjenca e Infektivit në QSUT, e përcaktuar si COVID-1. Ju drejtohem me thirrjen, që me hapjen e masave, të mos liberalizoni ose përkeqësoni shkallën e përkujdesjes ndaj vetes, sepse jemi ende në mos në gjysmën e rrugës dhe kemi ende sfida për t’u përballur në të ardhmen. Kujdesi ndaj vetes, kujdesi ndaj të tjerëve, higjiena personale dhe kolektive, ushqyerja e shëndetshme, respektimi i rregullave, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar gjithnjë e mëtej, sepse ende nuk e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ka”, thekson mjeku Kalo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME