Categories Lajme

Manastirliu tregon skenarët nëse shtohen rastet, ja thirrja e mjekut

Spitali “Shefqet Ndroqi” mund të kthehet sërish në COVID2 nëse vijojnë të rriten rastet e rënda në spital që kërkojnë terapi intensive. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërkohë që në raportimin e përditshëm të situatës nga pandemia në vendin tonë, Eugena Tomoni tha se situata në Spitalin Infektiv është serioze. Manastirliu ishte sot për të inspektuar spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në kuadër të forcimit të njësive të terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale. Duke deklaruar se po merren masat për përballimin e fluksit të shtuar si pasojë e COVID, Manastirliu tha se do të konsiderohet rihapja e “Shefqet Ndroqit”, me shtimin e rasteve të rënda në terapi intensive.

“Është bërë edhe parapërgatitja për çdo skenar të mundshëm edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ju keni eksperiencën e parë të fituar dhe ajo çfarë do të bëjmë është vijimi I fuqizimit të kapaciteteve të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sigurisht mundësia e rikthimit në spital COVID në rast se do të kemi flukse të mëdha në terapinë intensive”, tha Manastirliu.

Sipas skenarëve të paracaktuar, në këtë faze, nëse do të rriten shtrimet në spitalin infektiv, do të vijohet me hapjen e spitalit COVID3 (Ish-Kirurgjitë në QSUT) dhe paralelisht, nëse shtohen rastet në terapi intensive do të konsiderohet hapja edhe e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ për trajtimin e të prekurve me COVID19 në gjendje të rëndë dhe më pas është parashikuar COVID4 në varësi të fluksit.

“Ne sot ofrojmë të gjitha terapitë që edhe spitalet në botë ofrojnë pa asnjë dallim. Por në këto momente ashtu siç na duhej në fillim dhe në vazhdim do të na duhet bashkëpunimi i qytetarëve, i cili është mëse i domosdoshëm në mënyrë që ne të kemi mundësi që ta përballojmë edhe këtë fazë të dytë me Covid19. Është një fazë jo e lehtë. Ka shumë të bëjë sjellja individuale në raport me masat që ne kemi vendosur duke filluar që nga protokollet e thjeshta në aktivitetet e përditshme: Mbajtja e distancës, larja e duarve, vendosja e maskës e deri tek protokollet në spitale. Të gjitha këto janë pjesë e gjithë strategjisë për të luftuar Covid19”, tha Manastirliu. Prof. Kapisyzi bëri thirrje qytetarëve për përdorimin e maskës, pasi siguron një mbrojtje të lartë.

“Unë desha të shfrytëzoj rastin, të jap një mesazh që ndryshe nga faza e parë ku distancimi ishte elementi kryesor, në fazën e hapjes elementi kryesor është maska.Tashmë janë të vërtetuara shkencërisht që përdorimi i maskës ul në 70% shkallën e infeksionit. Nëse duam të ulim këtë valë tsunami të avashtë, duhet të përdorim maskat”, tha Kapisyzi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME