Categories Lajme

Shiti 40 bileta më shumë se kapaciteti, rrëmujë me fluturimet me ‘Air Albania’

Emigrantët shqiptarë bllokohen në aeroportin e Bolonjës. Mësohet se kanë qenë 40 pasagjerë të cilët  kanë mbetur në terminal për disa orë ndërsa nuk merrnin asnjë sqarim nga autoritetet shqiptare. Shkak për këtë problem mësohet se ka qenë një gabim në sistemin e kompanisë “Air Albania” e cila ka prerë më shumë bileta se kapaciteti i avionit duke krijuar në këtë mënyrë kaos.

Alban Daci një qytetar shqiptar që ka shoqëruar të afërmit e tij të cilët do të udhëtonin me “Air Albania” drejt Shqipërisë thekson se një situatë e tillë është absurde dhe e papranueshme. “Në avionin e linjës “Air Albania” ishin edhe 6 të afërm të mi. Në momentin që paraqiten në aeroport, kuptojnë që janë prerë 40 bileta më shumë se kapacitetet e avionit.

Avioni është nisur duke lënë 40 pasagjerë të tjerë që ishin më shumë se kapaciteti i pranueshëm nga “Air Albania”. Më vonë janë akomoduar me një hotel në Bolonja, të cilëve u është ofruar një darkë skandaloze”, shprehet ai. Shpeshherë shqiptarët janë përballuar me vonesa dhe anulime të papritura të fluturimeve ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim të autoriteteve përkatëse.

“Në 10 vitet e fundit kemi pasur shumë raste të tilla. Shqiptarët braktisen nëpër porte, aeroporte. Lihen jashtë në të ftohtë në të nxehtë. Presin orë të tëra linjat e avionëve të cilët nuk kanë asnjë lloj shpjegimi se përse nuk nisen, apo nisen me vonesë. Është  një histori 10-vjeçare, një histori e turpshme”, shprehet ai. Familjarët e Dacit do të udhëtonin në Shqipëri pasi kishin një fatkeqësi dhe janë detyruar të qëndrojnë në hotel deri në nisjen e avionit tjetër. Pas një pritje të gjatë në aeroport pasagjerët pritet të udhëtojnë nga Bolonja drejt Shqipërisë me një tjetër avion gjatë së premtes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME