Categories Sport

Manchester United apo Barça? Ajaxi konfirmon shitjen e Van de Beek

Ajaxi i Amsterdamit po përgatitet për shitjen e Donny van de Beek. Trajneri i “harkëtarëve”, Erik ten Hag, pranon se ka pasur “disa zhvillime” rreth një mesfushori, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Barcelonën. Gjigandët holandezë janë të vetëdijshëm se gjithmonë do ta kenë të vështirë të mbajnë talentet e tyre, pasi ofertat që vijnë për ta janë të parezistueshme. Mjafton të kujtojmë arkëtimet që u siguruan nga shitja e dy talenteve de Jong dhe de Ligt vitin e kaluar, respektivisht te Barcelona dhe Juventusi, pa harruar dhe transferimin e Ziyech te Chlsea këtë verë.

Për 23-vjeçarin Van de Beek, ka pasur interesim konkret nga Barcelona dhe Manchester United, por nga raportimet e fundit mësohet se destinacioni i tij do të jetë “Old Trafford”. Gjithsesi, Barça mbetet rivale e fortë, pasi mesfushori mund të ndikohet nga Roland Koeman, trajneri holandez i “blaugranave”, që do të ishte i gatshëm t’i jepte një rol lideri krah Frenkie de Jong.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME