Categories Sport

Manchester United ndalet në shtëpi, tani e pret “finalja” për zonën Champions

David Moyes u rikthye mbrëmjen e sotme në “Old Trafford”, aty ku drejtoi për thuajse një sezon të plotë skuadrën e Manchester United dhe tashmë në krye të West Hamit, u bëri një surprizë të hidhur “djajve të kuq”, duke i ndalur në barazim 1-1. Sfida e sotme ishte e parafundit për këtë sezon për Manchester United, që shpresonte në një fitore për të mbyllur llogaritë me pozicionimin në zonën Champions, por nuk ia doli të marrë tre pikët dhe la gjithçka për në javën e fundit. Në një sfidë të balancuar në të gjithë aspektet, ishte sulmuesi Michail Antonio që kaloi në avantazh West Hamin në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi ekzekutoi saktë një penallti, duke mposhtur portierin De Gea.

Reagimi i “djajve të kuq” ishte shumë i shpejtë në pjesën e dytë, pasi rikthyen baraspeshën me anë të talentit Mason Greenwood, i cili pas një kombinimi mjaft të bukur me Anthony Martial, dërgoi sferën në rrjetë. Deri në fund Manchester United bëri përpjekje për të gjetur golin e fitores, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë dhe u detyrua të dalë me vetëm një pikë, që e ngjit në vendin e tretë me 63 pikë, njësoj sa Chelsea dhe një më shumë se Leicester. Java e fundit e kampionatit anglez propozon sfidën Leicester-Manchester United, një përballje direkte për zonën Champions, me “djajtë e kuq” që shkojnë në këtë takim me avantazhin e një pike dhe mund të kënaqen edhe me një barazim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME