Categories Lajme

Manifestimi/ Studentja e drejtësisë: Jam këtu për t’u thënë ‘ndal’ atyre që shkelin Kushtetutën e të drejtat tona

Mes personazheve që kanë folur mbrëmjen e sotme në Bulevard para manifestuesve ka qenë edhe studentja e drejtësisë Oneda Skënderi. Ajo tha se është në këtë manifestim për t’u thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën.

“Zëri i atyre të rinjve dhe të rejave që ëndërrojnë një Shqipëri si gjithë Europa. Në tetor 2018 unë dhe shumë studentë u ngritëm në protesta për një Shqipëri më të mirë. Të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhër. Protesta u nda, sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.
Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa gjykatë kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë, për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë. Ndaj për t’i thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën, të drejtat tona, shpresat tona, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, deklaroi ajo.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME