Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” presidenti Meta tha se dekretin e presidentit për zgjedhjet e zbatoi populli mbarë duke i bojkotuar ato.
Meta: Ata thonë se presidenti nxjerr dekrete, por nuk i zbatohen. Ata nuk kanë kuptuar gjë akoma. Ata kujtojnë se institucionet e tyre janë supreme. Jo! Dekretin e zgjedhjeve të presidenti e zbatoi mbarë populli duke i bojkotuar në mënyrën më masive. As 5% e shqiptarëve edhe pse nën presionin e administratës, tatimorëve, edhe pse nën korrupsionin, si ato përgjimet e Zogut të Tiranës, që u jepnin lekë njerëzve që të rrisin artificialisht pjesëmarrjen. Të gjitha këto, dhe 27 ditë me administratën e tyre partiake nuk bënë dot letrat. /Ora News.tv/
