Categories Lajme

Manovra me makinë dhe të shtëna me armë zjarri, 21-vjeçari vihet në pranga

Policia e Lezhës pas informacioneve se një shtetas kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke u konfliktuar për këtë shkak edhe me disa persona të tjerë, ka ndërhyrë në fshatin Pllanë ku janë arrestuar në flagrancë dy shtetas babë e bir.

Në pranga kanë rënë: – F.N. 52 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

– D.N. 21 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Armëmbajtje pa leje” ” Moskallëzim krimi” ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” Si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit : – E.N. 37 vjeç dhe B.B. vjeç 26 , banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Dëmtime të tjera me dashje “Kanosja”. Shtetasi D.N. dyshohet se në fshatin Pllanë – Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B.B. dhe E.N. Gjithashtu, edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e babait të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME