Categories Lajme

Manzë/ Kompjuterë, laptopë, dhoma serverash, Kontrolli në kampin MEK, policia nis hetimin për 6 muxhahedinë,15 efektive mbetën të lënduar

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni dje në kampin MEK, ku janë sekuestruar disa materiale që konsiderohen me rëndësi, të cilat do të hetohen nga SPAK.

Në këto pamje të regjistruara nga polica me dron, por edhe me telefona celular, shihen momentet kur polica futet në kamp dhe disa prej anëtarëve bllokojnë fugonin.

Po ashtu në pamje shihen edhe laptopët e sekuestruar, disa pajise të tjera kompjuterike.

Një ditë pas operacionit në kampin MEK, policia e Durrësit thotë se ka nisur hetimi për 6 muxhahedinë, të cilët akuzohen për Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Njoftimi i policisë: Manzë, Durrës , Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe dëmtuan automjetet e Policisë, me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit të GJKKO-së për të ushtruar kontrolle në vendqëndrimin e organizatës MEK, procedohen penalisht 6 shtetas, drejtues të organizatës MEK

Më datë 20.06.2023, shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të planit operacional të hartuar me qëllim ekzekutimin e vendimit penal nr. 262, të datës 19.06.2023, të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë ushtruar kontrolle në ambientet e vendqëndrimit të organizatës MEK, në njësinë administrative Manzë, Durrës, për gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme që mund të gjendeshin në ambientet e rezidencës.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale konform ligjit, shërbimet e Policisë janë ndeshur me kundërshtimin e dhunshëm dhe të vazhdueshëm të shtetasve që strehoheshin në rezidencë, të cilët tentuan të pengonin shërbimet e Policisë për të vijuar kontrollet dhe për të sekuestruar provat materiale, objekt i vendimit të GJKKO-së.

Si pasojë e kundërshtimeve të dhunshme dhe të vazhdueshme, janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe automjete të Policisë së Shtetit. Pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tyre, punonjësit e Policisë janë vetëpërmbajtur deri në ekstrem, duke mos iu përgjigjur proporcionalisht dhunës që po ushtrohej ndaj tyre.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera për këtë qëllim, si dhe pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, për 6 shtetas iranianë, rezidentë në vendqëndrimin e organizatës MEK, konkretisht:

H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç.

Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSH-së, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar me prova ligjore, veprimet e kundërligjshme të kryera nga shtetasit rezidentë në vendqëndrimin MEK, gjatë zhvillimit të operacionit të kryer nga Policia e Shtetit, në zbatim të vendimit të GJKKO-së, për kontrollin në ambientet e brendshme të rezidencës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME