Categories Lajme

Maqedoni e Veriut/ Arrin mbi 3 mijë numri…

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për 111 raste të reja me koronavirus si dhe për dy të vdekur. Të dhënat i referohen testimit të 853 mostrave në 24 orët fundit. Sipas raportit, viktima janë grua nga Struga e moshën 53 vjeçe dhe një burrë nga Prilepi i moshës 80-vjeçare.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 63 raste, në Kumanovë 11, Shtip 12, Koçan 9, Tetovë 8, Veles 3 dhe nga 1 në Ohër, Gostivar dhe Kriva Pallankë. Shkupit mbetet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve me 1 264 raste ndërsa brenda qytetit, komuna e Çairit është me numrin më të lartë, me 125 të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 6 persona të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 36,325 testime. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikua në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3 025, prej të cilëve, 153 ka vdekur, 1,646 janë shëruar kurse 1 226 raste ende janë aktivë, raporton Rel.

Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi nga e premtja janë në izolim të plotë që do të vazhdojë deri të hënën në 05.00. Ministri e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për mosrespektim të orës policore janë ndaluar 386 persona, të cilët do të përballen me procedura kundërvajtëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME