Categories Bota

Mbahen protesta në kryeqytetet e mëdha të botës (Foto)

Demonstrata të mëdha janë mbajtur në qytete të ndryshme të botës në lidhje me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, i cili ndërroi jetë gjatë kohës që u arrestua për një shumë parash të dyshuara të falsifikuara. Demonstruesit në Romë mbajtën në duar pankarta ku thuhej “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, ndërsa edhe në Londër u mbajtën tubime përpara ambasadës amerikane, në fushatën globale antiracizëm.

Edhe në Bruksel të Belgjikës u mbajtën protesta të mëdha kundër racizmit, teksa shumë njerëz me ngjyrë kanë dalë në demonstrata në rrugë. Disa prote4stues janë arrestuar më pas, pasi u tha se kanë demonstruar me forcë. Në kryeqytetin belg ishin rreth 10 mijë njerëz që protestonin, duke thënë “Belgjika është me Minneapolis”, “Unë nuk mund të marr dot frymë” dhe “Ndaloni së vrari njerëzit me ngjyrë”, shkruajnë mediat e huaja. Një person me ngjyrë që jeton në Belgjikë i quajtur Randy Kayembe 25 vjec tha për “Reuters” se ndaj tyre nuk ka vetëm dhunë policie, por racizmi është kudo.

“Racizmi ndaj nesh nuk ka të bëjë vetëm me dhunën që ushtron policia. Këtu ne përjetojmë një diskriminim, që të tjerët nuk e pësojnë. Për shembull, nëse duam të marrim një apartament me qira, kemi vështirësi. Edhe sa i përket punësimit, kemi dis-avantazhe”, tha ai. Në Londër, kishte pankarta të tilla të njerëzve si “Edhe Briitania e Madhe është fajtore, gjithashtu”. Në shumë kryeqytete të mëdha të botës janë mbajtur protesta kundër racizmit, për rastin e vdekjes së George Floyd, që ndërroi jetë gjatë arrestit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME