Në Gostivar të Maqedonisë së Veriut është konfirmuar rasti i parë me Covid-19 në këtë zonë.
Bëhet fjalë për një grua në moshën 40-vjeçare e cila para dhjetë ditësh është kthyer nga Gjermania.
Pacientja është izoluar në Repartin Infektiv në Gostivar ndërsa do dërgohet në Klinikën Infektive në Shkup, shkruan Alsat.
Po merren masat e duhura për izolim dhe testim të njerëzve me të cilët ka pasur kontakt e infektuara. Deri më tani në Gostivar janë testuar 20 prsona të tjerë, rezultatet e të cilëve ishin negativë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut tashmë shkon në 43.