Categories Politike

Maqedoni e Veriut/ Miratohet buxheti për vitin 2020

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e miratoi të dielën buxhetin për vitin 2020. Buxheti prej 3.9 miliardë eurosh është më i larti ndonjëherë që ka pasur ky vend. 65 ligjvënës të partive në pushtet votuan për, ndërsa 23 opozitarë ishin kundër. Buxheti u miratua pas pesë ditëve debat në parlament. Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE e kundërshtoi vendimin e qeverisë për këtë buxhet duke e quajtur atë “jozhvillimor dhe që paraqet blerjen parazgjedhore të votuesve”. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e pushtetit thanë se buxheti është në pajtim me rritjen e ekonomisë së vendit.

Investimet kapitale janë parashikuar të kenë një rritje ekonomike prej 3,8%, teksa inflacioni në një nivel të ulët prej 2,3%. Ministrja e Financave, Nina Angellovska gjatë debatit në parlament është shprehur se ky buxhet do të sigurojë përmirësimin e sistemit shëndetësor, arsimor dhe social dhe se do të mbështesë ekonominë vendore, projektet infrastrukturore, nxitjen e investimeve të huaja dhe vende të reja të punës, shkruan “Voa”.

Buxheti parasheh nga muaji shkurt ngritjen për 25% të rrogave për mjekët specialistë, për 15% për mjekët e përgjithshëm, për 10% për infermieret dhe për 5% për punonjësit e tjerë shëndetësorë. Megjithatë, kritikët vlerësojnë se buxheti për vitin 2020 ka shkurtime për projekte në fushën e shkencës dhe të arsimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME