Categories Lajme

Maqedonia e Veriut në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

Deri në fund të prillit, të gjithë pronarët e subjekteve juridike në Maqedoninë e Veriut duhet të japin të dhëna të sakta për biznesin e tyre, të dhëna të cilat duhet të futen në Regjistrin e posaçëm të pronarëve të vërtetë, i cili funksionon në kuadër të Regjistrit qendror të shtetit. Në të kundërtën, pronarëve do t’iu bllokohen transaksionet bankare. Ky regjistër, me të dhëna të bizneseve, pritet që të ndihmojë autoritetet përkatëse shtetërore që luftojnë shpëlarjen e parave, veçanërisht përmes kompanive “offshore”, kompani të cilat themelohen në shtete që njihen si “parajsë tatimore”, për shkak të shkallës së ulët të tatimit dhe nuk ka obligime për publikimin e të dhënave se kush hap kompani të tilla, e as se cili është kapitali i tyre.

Bllazho Tendafillov, shef i Drejtorisë për kundërzbulim financiar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se tashmë në Regjistrin e posaçëm të pronarëve të vërtetë janë regjistruar 3.500 subjekte juridike. Ai thotë se kompanitë që nuk regjistrohen, do të përballen me sanksione. Trendafillov thotë se përmes mekanizmave që ofron ky regjistër, mundësohet kontrolli i rrjedhjes së parave të siguruara në mënyrë të paligjshme. Ai shton se Regjistri i posaçëm i pronarëve të vërtetë, tregon se kush realisht përfiton mjete dhe kush fshihet pas kompanive që funksionojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Me regjistrin, do të arrijmë që të ndjekim rrjedhjen e parave, tentimin për shpëlarjen e parave të fituara në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, mundësohet transparencë si dhe do të dimë se kush qëndron pas firmave që gjithnjë fitojnë ndonjë tender. Pra, do të hetojmë nëse ka ndeshje interesash. Më tej, përmes këtij mekanizmi do të pamundësohet keqpërdorimi i kompanive ‘offshore’”, tha Trendafillov. Ai thotë se Regjistri për pronarët e vërtetë po ashtu mundëson që të ketë një luftë më efikase ndaj financimit të terrorizmit. Sipas tij, deri në fund të vitet, pritet që të ketë edhe padi penale ndaj personave të ndryshëm, që do të iniciohen si pasojë e këtij mekanizmi.

Më shumë kompani “offshore” ishin themeluar nga ish-zyrtarët e lartë të shtetit, ndaj të cilëve, Prokuroria Speciale kishte ngritur akuza për “shpëlarje të parave” të më shumë se 10 milionë eurove që dyshohet se janë fituar në mënyrë të paligjshme. Autoritetet qeveritare maqedonase ishin zotuar se të gjithë ata që kanë fituar para në mënyrë të kundërligjshme, do të detyrohen që t’i kthejnë ato. Sllagjana Taseva nga organizata Transparency International në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ka ende shumë punë, që ky mekanizëm të nisë së prodhuari efekte pozitive.

“Më duhet të theksoj se ende mbetet shumë e vështirë që të arrihet deri te të dhënat se kush janë pronarët e kompanive ‘offshore’ të cilat veprojnë këtu, pasi të njëjtat kompani janë të regjistruara edhe në vende të tjera dhe themeluesit mbeten të panjohur. Këtu e kemi gjigantin e metalurgjisë ‘Fe-Ni’, që këtu funksionon përmes kompanisë ‘Euronke’, por ne ende nuk e dimë se kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie. Mbetet të shihet se sa ky regjistër do të ofrojë informacione të tilla, që zbardhin çdo të dhënë edhe për kompanitë simotra që veprojnë këtu përmes kapitalit të kompanive të regjistruara jashtë vendit”, thotë Taseva.

Ndërkaq, ish-anëtari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Arif Musa shprehet skeptik se ky regjistër do të bëjë verifikimin e të dhënave që prezantojnë kompanitë. Ai thotë se është e pakuptimtë që një mekanizëm i tillë të funksionojë në kuadër të Regjistrit qendror të shtetit. “Me kërkesën që në këtë regjistër, kompanitë detyrohen se kush janë pronarët e vërtetë, kjo tregon se Regjistri qendror nuk ka pasur ide se kush qëndron pas subjekteve juridike ekzistuese”, thotë Arifi. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se Regjistri i posaçëm i pronarëve të vërtetë paraqet vegël për luftën globale kundër krimit financiare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME