Categories Lajme

Maqedonia e Veriut shënon rekord të prekurish me covid

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të enjten për 535 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima nga testimi i 2,445 mostrave në 24 orët e fundit. Këto janë shifrat më të larta me të infektuar brenda një dite që nga përhapja e virusit në këtë vend. Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve është Shkupi me 277 persona ndërsa pasojnë: Strumica (30), Prilepi (28), Gjevgjelia (24), Shtipi (22), Tetova (18), Kumanova (17) kurse numër më të vogël ka në 20 qytete tjera. Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve në qendra spitalore janë pranuar numër i vogël i pacientëve.

Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 19 pacientë të rinj duke e çuar në 95 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Prej tyre, 63 persona po trajtohen me oksigjenoterapi ndërsa asnjë nuk është në ventilim mekanik (intubim). Ndërkohë në spitalet tjera në Shkup janë pranuar 13 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 168 persona të shëruar. Sipas raportit të publikuar, deri më tani me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë diagnostikuar 22,170 persona dhe prej tyre 815 kanë vdekur, 16,758 janë shëruar kurse raste aktive janë 4,597.

Shumica parlamentare ndërkohë ka kërkuar nga opozita të mbështesë miratimin e ndryshimeve ligjore për zbatimin e masave të reja anti-COVID. “Masat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. Situata me të prekurit nga COVID-19 është tejet e vështirë dhe gjithçka do të varet nga vetë ne sesa shpejtë do të mund të stabilizojmë këtë situatë që ka prekur jo vetëm vendin tonë por të gjithë botën”, kanë deklaruar zyrtarë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. VMRO-DPMNE-ja opozitare ka thënë se do ta shqyrtojë propozimin e Qeverisë për masa të reja ndërsa paralajmëron edhe dorëzimin të propozimeve të saj. Qeveria tashmë ka miratuar masa që kryesisht kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave në ambiente të hapura, kufizimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, kufizimin e kapaciteteve të objekteve të gastronomisë, por edhe kufizimin e mysafirëve nëpër familje. Megjithatë këto masa duhet të miratohen edhe nga kuvendi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME