Categories Sport

Maradona drejt kthimit në Spanjë, këtë herë si trajner

Klubi spanjoll Elche pritet të blihet nga agjenti i futbollit Christian Bragarnik, i cili e ka klient Diego Maradonan. Kjo gjë i ka nxitu spekulimet se legjenda argjentinase mund ta marrë postin e trajnerit të klubit spanjoll Elche. Gjatë karrierës së tij si futbollist, Diego Maradona kishte luajtur për Barcelonën dhe Sevilla në Spanjë. Megjithatë, ai ende nuk e ka kryer detyrën si trajner në këtë vend, por ëndërron që një ditë ta bëjë këtë, transmeton Gazeta Express. Në emisionin “El Chiringuito de Jugones” u pretendua se Maradona mund të kthehet në Spanjë sërish, por këtë herë në postin e trajnerit të Elches.

Persona të afërt me Maradonan kanë thënë për Marcan se përderisa do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje të tillë, asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht jo në botën e Diego Maradonas, ku gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt. Para një jave, më 22 nëntor, Maradona u pajtua të kthehet në postin e trajnerit të Gimnasias deri në fund të sezonit, vetëm 48 orë pasi kishte dhënë dorëheqje shkaku i ndryshimeve në postin e presidentit. Tani, ai shpreson ta shpëtojë Gimnasian nga rënia nga liga.

Edhe pse Maradona është për momentin i përkushtuar te puna e tij aktuale, nuk është e pamundur që ai të largohet nga ai post për Elchen. Argjentina i ka dy arsye për t’u larguar nga Gimnasia: mostransferimi i lojtarëve që ai i ka kërkuar dhe marrja e një oferte më të mirë diku tjetër. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME