Categories Kuriozitete

Marco Ferrari prezantoi jahtin me 77 metra të quajtur Atlantico

Dizajneri italian Marco Ferrari ka zbuluar konceptin e fundit, të një jahti motorik: Atlantico që ka 77 metra.

Struktura prej alumini i ka reduktuar peshën, duke bërë që të mos zhytet më shumë se 2.3 metra nën ujë dhe motori hibrid me naftë dhe sistem elektrik, i mundësojnë kësaj jahte lëvizjen me shpejtësi të lartë, prej rreth 45 kilometrave në orë, transmeton KohaJone.Në këtë jaht luksoz me 77 metra, ndodhet një helipad për ndalimin dhe nisjen e helikopterëve, si dhe një numër opsionesh luksoze si një kinema apo studio, varësisht nga dëshira e pronarit, garazh që zë një limuzinë deri në dhjetë metra, si dhe makina tjera për lëvizje në ujë dhe pajisje për zhytje.

Brenda jahtit mund të akomodohen deri në 14 mysafirë, që mund të qëndrojnë në gjashtë kabina të ndryshme, derisa në dispozicion e kanë edhe një ashensor me xhama që lëvizë nëpër të gjithë kabinat.Derisa kabina qendrore e pronarit, ka një strat të madh, studio private dhe galeri artesh, dhomë për ndryshimin e rrobave dhe dy banja me dush dhe vaskë.

Përjashta, pronari e ka hapësirën private për qëndrim, me xhakuzi  që ka pamje nga helipadi. Në pjesën tjetër, ndodhet edhe një tavolinë tjetër, ku i zë të gjithë të pranishmit, ndërsa mund të shndërrohet edhe në një kinema të hapur.Derisa, sjellë Telegrafi, pjesa e poshtme e jahtit, është për 18 pjesëtarë të ekuipazhit që merren me angzhime të ndryshme rreth jahtit dhe akomodimit, ndërsa aty ndodhet edhe kabina kryesore e kapitenit të jahtit.

Pishina me dimensione 5 x 2.5, është e vendosur në pjesën sipërme të jahtit, që ofron pamje prej 360 shkallëve, për të gjithë ambientit që ndodhet përreth. Brenda kësaj jahti është edhe një pishinë tjetër e gjashtë shtatë metra, si dhe një sallë për ushtrime fizike, derisa nuk mungon as bari për pije.Dyert me xhama që hapen me lehtësi, lehtësojnë daljen nëpër ballkone, prej nga është shumë e lehtë hedhja në ujë për notim dhe lojëra të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME