Categories Showbiz

Marëdhënia me Maestron, zbulohet e ‘infiltruara’ e Luizit

Armaldo Kllogjeri i dha fund rrugëtimit në programin e vallëzimit pasi rezultoi konkurrenti më pak i votuar nga juria dhe publiku natën e katërt të spektaklit.

Megjithatë krahas kritikave për performancat, hapat e të cilave sipas jurisë ishin të njëjta për shkak të disiplinave të ngjashme të kërcimit, konkurrenti i DËTS ka debatuar ashpër me partneren e tij të kërcimit, Marianën, edhe sa i përket lojës gjatë pjesëmarrjes së tij në një tjetër program televiziv.

Armaldo shpesh e quante balerinën si të “infiltruarën” e Luizit, dhe i hatërmbetur nga fjalët e balerinës i kishte bërë edhe unfolloë në Instagram. Megjithatë, të ftuar në Fan Club këtë të diel, Maestro e pranoi se çifti i kanë tejkaluar ndasitë dhe tashmë ruajnë një raport të mirë me njeri-tjetrin.

Por në këtë Fun Club nuk kanë munguar as surprizat, ndërsa Luizi duke përforcuar dyshimet e Mestros, “e pranoi” se Mariana ka qenë e “infiltruara” e tij. Sipas rrëfenjës së Luizit, Mariana, një agjente e supertrajnuar në Moskë, ishte e infiltruar si balerinë në “Dancing With The Stars” me misionin e vetëm për të eleminuar Armaldon. Me nota humori këngëtari tha se pavarësisht se kishte dështuar të mbronte identitetin e të infiltruarës së tij, ai ka edhe 4 agjentë të tjerë në “DËTS” që askush nuk i zbulon dot se kush janë.

Armaldo: Unë kam qenë totalisht i shkëputur nga BB, por duke qenë se ky Big Brother ka pasur një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe nga publiku, kanë ndikuar tek unë sepse nuk doja që në këtë Dance të ishte prezent edhe Big Brotheri.

Doja që ta shijoja, ashtu sikurse e kanë shijuar të gjithë kolegët e tjerë në marrëdhënie me kolegët e tyre. Dhe kjo ma theu pak atë dëshirën për të qenë në brendësi të Dancing With The Stars dhe të isha pasionant, duke e shijuar kërcimin me Marianën.

Kiara: Mariana, të shoh të buzëqeshur. Mesa duket i keni lënë pas të gjitha, por na trego pak çfarë ndodhi.

Mariana: Ishin disa gjëra të thënë në mënyrë koncidenciale, që u pritën jo mirë nga Maestro. Tani ka përfunduar gjithçka, unë i uroj shumë suksese Maestros. Aq ishte, por ishte një eksperiencë shumë e bukur. Unë e kam shijuar edhe me ato zënkat e vogla, tani gjithsecili ka jetën e vetë.

Kiara: Pse e konsiderove të infiltruar Marianën?

Armaldo: Sepse për atë koment që bëri mendova se mund të ishte një provokim. Tani për të kaluar nga DWTS tek BBV2 mua mu duk e infiltruar sepse nuk mendova që Mariana kishte dëshirë të bënte një koment të tillë. Ajo kishte thënë edhe diçka të ngjashme më herët dhe unë ja lash të nënkuptuar që nuk doja komente të tilla në momentet që ne performojmë bashkë.

Kiara: E qartë, duket se nuk i paskemi shpëtuar makthit të Big Brother. Na ka lënë disi me paranoja. Por t’i nuk je i vetmi që mendon se Mariana është e infiltruar, sepse kemi edhe një tjetër; Luizi.

Luizi: Ju mund të mendoni se jam këtu për të marrë frymëzim për të bërë ndonjë këngë apo poezi, por nuk është kështu. Jam këtu sepse ma kanë zbuluar agjenten e infiltruar dhe kam dështuar. Ju tashmë e dini kush është ajo. Tani duhet ta çojmë diku jashtë sepse smund të rrijë më këtu. Duhet të ndërroj adresë, profesion dhe të gjitha… Ajo është Mariana. Këtu ishte e infiltruar si balerinë. Kursin ja kemi bërë në Moskë. E kemi trajnuar shumë mirë që të hynte si e infiltruar për të larguar atë…. Nejse, misionin e kreu për hir të së vërtetës. Iku ai. Por këta kanë harruar diçka, se unë kam edhe 4 agjentë të tjerë të infiltruar aty që ju nuk e merrni dot vesh se kush janë.

Ju mund të thoni që një ndër to mund të jetë Kiara Tito dhe ju jeni martuar me kontratë, por për këto dhe të tjera do t’ju japim detaje në videon tjetër.

Armaldo: A kam unë ndonjë koment për këtë? Po kur e thotë Luizi, unë nuk kam asnjë koment.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME