Categories Showbiz

Mariana Kondi i zbulon një sekret Rudina Magjistarit: Lindja jote…

Emisioni “Rudina” këtë javë nisi me aktoren, Mariana Kondi dhe mbesën e saj Azia. Mariana, është bërë gjyshe për herë të parë nga vajza e saj e vetme, Suana Anamali. Në emisionin e sotëm, Mariana Kondi zbuloi edhe një sekret për drejtuesen e emisionit Rudina
Magjistari, lindja e së cilës në mënyrë natyrale ishte bërë frymëzim edhe për vajzën e Kondit, Suanën, e cila po ashtu vendosi të lindte Azian në mënyrë natyrale.

Mariana Kondi: Kemi edhe një sekret për ty, në momentin që mami Sui do lindte në spital, kishte vendosur që do të lindte me operacion. Edhe unë kisha shumë kohë që në asnjë mënyrë nuk duhet, si çdo nënë duhet të lindësh vetë, me lindje natyrale. Jo po dua, jo po s’dua dhe kur shkojmë në spital, gjëja e parë që i tha mjekes, menjëherë i tha që dua ta bëj me operacion dhe ishte e vendosur për këtë. Në fakt, unë në mënyrë absolute nuk doja, edhe doktoresha i tha, “po mirë, si do ta bësh me operacion kur

Rudina Magjistari ka bërë lindjen më të mrekullueshme, që unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë kurrë lindjen që ajo ka bërë”… Rudina Magjistari: Ka qenë doktoreshë Ibrimja. Me atë kam lindur unë. Mariana Kondi: Po doktoreshë Ibrimja.

Azia: Si e ka emrin goca jote? Rudina Magjistari: Mia, Mia e ka vajza ime zemër… Rudina Magjistari: Pra ndikoi ajo që tha doktoresha, sepse më pëlqen kjo histori… Mariana Kondi: Dhe vajza e pyeti: Rudina ka lindur në mënyrë natyrale? Po, i tha ajo dhe ka qenë një lindje fantastike, një bashkëpunim i mirë mes meje dhe Rudinës dhe lindja e saj ka qenë një ndër lindjet më të bukura, që unë kam kaq vite punë këtu.

Rudina Magjistari: Më emocionon tani që ma thua se e kujtoj edhe unë me shumë emocion atë moment.
Mariana Kondi: Po, edhe tha që ka lindur vetë pa asnjë problem dhe asgjë, përkundrazi ishte top dhe menjëherë doli nga spitali, ishte shumë-shumë mirë. Rudina Magjistari: Po, ashtu ka vajtur. Dhe nga ai moment vajza vendosi… Mariana Kondi: Vendosi ta lindë ashtu siç e kishe lindur edhe ti.

Rudina Magjistari: Pra vendosi të lindë në mënyrë natyrale, më vjen shumë mirë që kam ndihmuar në këtë drejtim. Për të dhënë një lloj frymëzimi… Mariana Kondi: Ke një meritë shumë të madhe tek vajza ime. Ajo më pas ua thoshte edhe të tjerave këtë gjë pasi lindi Azian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME