Categories Lajme

Marin Mema: Të lëmë fjalët e të nisim punën! Të gatshëm të shpëtojmë kalanë e Krujës

I pranishëm në mbledhjen e tretë Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Marin Mema shtroi disa shqetësime ndërsa theksoi se duhet “të lëmë fjalët e të nisim punën”. “Ne kemi filluar punën sepse njerëzit sot kanë nevojë për punë dhe më pak fjalë, kanë nevojë për shpresë për të kuptuar që e ardhmja nuk është e zymtë dhe që gjithçka me transparencë e vullnet mund të zgjidhet. Dhe besojmë që deri në fund janarit të japim një rreze dritë, pasi është koha të lëmë fjalët dhe të fillojmë punën”, tha ai.

Por Mema ngriti edhe një shqetësim: “Kam një shqetësim, duke qenë edhe anëtar i bordit administrativ i Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku ka një numër të konsiderueshëm studentësh që kanë pasur vështirësi për tu strehuar pas prishjes së godinave. Problemi është se çfarë do bëhet nga 6 janari kur të rikthehen, ndërkohë që ata kanë paguar edhe tarifën për konviktin”.

Mema ndër të tjera tha se me një proces të dytë të mbledhjes së fondeve kalaja e Krujës mund të shpëtohet: “Ne jemi të gatshëm në një proces të dytë të mbledhjes së fondeve, që t’i përgjigjemi shpëtimit të kalasë së Krujës duke parë vështirësitë, por edhe që qeveria ka prioritete të tjera, por që mendoj që ka rëndësi jetike për identitetin tonë kombëtar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME