Categories Lajme

Marina e Vlorës – investimi më i madh për turizmin e Vlorës

Hapësirë për rreth 450 mjetesh lundrimi Rreth 4.3 milionë Euro në vit për ekonominë e Vlorës Shumë shpejt në qytetin e Vlorës fillon puna për destinacionin e ri që do ta rendisë Vlorën krahas qendrave më të njohura turistike në rajon. Kryeministri ka premtuar një marinë moderne do të zërë vendin e portit ekzistues industrial, duke sjellë fjalën më moderne të këtij lloj shërbimi. Jahte dhe mega jahte, anije turistike dhe krociera do të ankorohen sipas praktikave botërore, krahas shumëllojshmërisë së shërbimeve mbështetëse, si hoteleri, bar dhe restorant, gastronomi, palestër dhe sigurisht plazh, që do të ofrohen për ta plotësuar përvojën e turistëve që do të zgjedhin Vlorën për pushime.

Aktualisht, porti industrial i Vlorës është në gjendje të mjeruar, me infrastrukturë të prapambetur dhe volum minimal qarkullimi njerëzish dhe mallrash. Për të pritur fluksin e mallrave që kërkon sot tregu, as që bëhet fjalë. Gjendja ekzistuese e tij është kthyer në pengesë, për shfrytëzimin e potencialit të plotë turistik të rivierës tonë. Marina Vlorë është sipërmarrja që do të zëvendësojë portin industrial dhe do të ndryshojë rrënjësisht këtë realitet. Projektuesit kanë parashikuar një kapacitet prej rreth 450 mjetesh lundrimi. Portet italiane do të arrihen edhe brenda dy orëve, ndërsa udhëtimi për në Kroaci do të kryhet nga 8 deri në maksimumi 15 orë. Një port modern jahtesh sipas shembujve më të mirë të kontinentit do të bëhet porta hyrëse e vendit tonë për itineraret më të njohura turistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME