Categories Sport

Messi mund të rikthehet te Barcelona më shpejt se sa pritej

Leo Mesi ndau rrugët me Barcelonën këtë verë nga pas një karrierë të shquar me “blaugranasit”, një klub që kishte qenë që në moshën 13 vjeç. Pasi klubi nuk ishte në gjendje ekonomike të vazhdonte kontratën me Mesin, nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveçse që argjentinasi dhe katalanasit të duronin një ndarje të dhimbshme, duke bërë që numri 10 i tyre t’i bashkohej PSG-së me një kontratë dyvjeçare, me mundësi rinovimi për një sezon të tretë.

Megjithëse natyra e largimit të tij përkeqësoi marrëdhëniet mes Mesit dhe presidentit aktual Joan Laporta, por ardhja e Çavi Hernandez si trajner mund të jetë thelbësor në rikthimin e mundshëm të argjentinasit. Çavi dhe Mesi kanë qenë bashkëlojtarë në Barcelonë deri në pensionimin e spanjollit dhe ndanë një marrëdhënie të shkëlqyer si brenda dhe jashtë fushës.

Duke qenë se karriera e Mesit te PSG-ja nuk po ecën si duhet, me një sërë lëndimesh që kanë penguar përshtatjen e tij në kryeqytetin francez, nuk duket më e paimagjinueshme që ai të mund të kthehet në Kamp Nou më shpejt se sa pritej. Ishte vetë Mesi që para disa kohësh pranoi se mund të rikthehej në Barcelonë me rol drejtues, por nuk përjashtohet mundësia që “pleshti” të zbresë sërish në Kamp Nou.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME