Categories Lajme

Përmbarimi pezullon punën e hidrocentraleve në Valbonë

Të martën në mesditë, përmbaruesja gjyqësore Satbere Shahu ka pezulluar kontratën e koncesionit për ndërtimin e dy hidrocentraleve në lumin Valbonë. Pezullimi i punës në dy hidrocentralet vjen pas një beteje disa vjeçare nga banorët e zonës së Valbonës, të cilët korrën një fitore të vonuar kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi si masë sigurie pezullimin e kontratës së koncesionit për HEC Dragobia dhe Çeremi. Vendimi u mor 5 vjet pas dorëzimit të padisë nga një grup banorësh nga Valbona dhe shoqata “Toka”. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë njoftoi me 21 korrik se kishte prishur vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe kishte vendosur sigurimin e padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit për ndërtimin e dy hidrocentraleve.

Vendimi i gjyqtarëve Sokol Sadushi, relatorit Ilir Panda dhe Sokol Binaj thotë se pezullohej kontrata e koncesionit, shtesat që i ishin bërë asaj dhe lejet e përmendura në padi. Pezullimi sipas vendimit të shkurtuar do të zgjasë “deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”. Ekzekutimin e këtij vendimi e kanë mbështetur forcat e policisë së Tropojës dhe ato të policisë bashkiake. “Shërbimet e policisë në Tropojë kanë hartuar një plan masash për zbatimin e këtij vendimi dhe ekzekutimi I vendimit ka përfunduar pa asnjë incident”, ka bërë të ditur për “BIRN” zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë Vendore të Kukësit, Diana Deda.

Zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë është konfirmuar edhe nga nënkryetari i bashkisë Tropojë Kujtim Rexha. “Policia bashkiake dhe IMT-ja e bashkisë së Tropojës kanë qene të pranishëm për të ndihmuar në ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili është kryer pa asnjë problem,” tha Rexha. Nderkohë, aktivisti mjedisor nga Dragobia, Sami Demiri i tha BIRN se është nderprerë edhe prodhimi i energjisë elektrike nga këto dy hidrocentrale. “Që nga data 4 nëntor në HEC-et e Dragobisë nuk është prodhuar energji,ku kanali ushqyes është devijuar në lumin e Valbonës,” theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME