Categories Showbiz

Marjana Kondi takon babain biologjik pas 47 vitesh

Aktorja e mirënjohur e humorit, Marjana Kondi ka folur për herë të parë për marrëdhënien me babain e saj biologjik në emisionin e Mirela Milorit “Historia ime” në Tv Klan. Ajo ka rrëfyer se babain e saj e ka takuar pas 47 vitesh pasi u divorcua nga e ëma.

Të flasim pak për raportin me babain tënd biologjik, mesa di unë e ke takuar pas më shumë se 40 vjetësh, si është historia?

Po, siç duket prandaj e kam dashur shumë vjehrrin në fakt atij i kam thënë për herë të parë dhe të fundit babi dhe ai asnjëherë nuk më thërriste nuse, por më thoshte moj bijë, qenke bërë e bukur shumë, thoshte s’na bën kush një kafe në mëngjes, e kishte për mua sepse unë nuk ia bëja kafen dhe shkonte e bënte vetë dhe ma sillte dhe mua. Ai ka qenë i shkëlqyer. Përsa i përket babait tim, çdokush ka këto ngjarjet që na ndodhin në jetë dhe janë mëse normale, se po të ishin të gjithë të bukura nuk do kishte kuptim jeta.

Unë e kam takuar pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç. Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50 dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja. Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ai ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet, nuk e di ka qenë i mirë, ka qenë babai im.

Nuk është më, ka vdekur, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur. Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty.

Pati një divorc në familjen tuaj? Po. Ke motra, vëllezër? Kam një motër dhe një vëlla tjetër. Janë marrëdhëniet korrekte, gjithmonë për gjërat kryesore jemi bashkë se unë kam e një vëlla tjetër që nëse jepet jeta unë do e jepja vetëm për të, por edhe ata janë shumët ë mirë, gjenden në çdo moment edhe për gëzime edhe kur kemi ndonjë problem që i merret mendimi. Ata janë të zgjuar, sidomos motra është femër goxha e zgjuar, ka punuar gjithë jetën e saj në administratë dhe është me post. Mua më pëlqejnë shumë njerëzit e zgjuar.

Të dhëmb diçka nga të gjitha këto gjëra, ndoshta vitet e babait që nuk ishin, adoleshenca pa të, fejesa pa të, vajzë që u bëre nënë pa të? Jo, mua më dhëmb mami im. Stop, kalove tek emisioni jot tani!

E di të gjithë qajnë tek unë. Mua më dhemb mami im sepse më vjen keq që ajo të kalonte jetën me një bashkëshort, por është një shprehje që thotë më mirë djepin bosh sesa shejtani në të. Është shumë e rëndë, por shumë e bukur. Gjërat e vërteta të vrasin, por janë të bukura.

Ajo e ka mbushur shpirtin me mua, me vëllain, si kam sjellë asnjëherë probleme. Nuk ma ka hapur asnjëherë atë bisedë as për mirë as për keq. Babai im ka qenë shumë i mirë, por vjehrri ka qenë ai që ka ndenjur afër meje dhe më ka mësuar shumë gjëra. /tvklan.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME