Categories Lajme

Rama prezanton Çuçin si ministër të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama, pas betimit të Bledar Çuçit si ministër i Brendshëm tek Presidenti Ilir Meta, po e prezanton këtë të fundit para Ministrisë dhe në krah të tyre është edhe Sandër Lleshaj.

”Kalimi i stafetës në krye të dikasterit qendror të punëve të brendshme, ku kemi shënuar shumë arritje, po ku edhe më shumë ka për të bërë. Ministri Sandër Lleshaj, meriton mirënjohjen e respektin tonë për përkushtimin, profesionalizmin e qytetarinë në kryerjen e detyrës, padyshim edhe për dorëheqjen e tij shembullore, ndërsa ministri Bledi Çuçi meriton besimin e mbështetjen tonë, për ta çuar më tej punën e mirë që vazhdon. Ministria e Brendshme. Prezantimi i ministrit të ri të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Sandër Lleshaj”,-shkruan Rama në facebook.

Nga ana tjetër, Rama analizoi disa nga ngjarjet ku Policia e Shtetit është akuzuar për dhunë në protesta. Sipas tij, armët kimike, studentët, pagesa e kuksianëve për rrugën e Kombit por edhe naftëtarët e Ballshit, për të janë situata për reflektim.

”Demokracia është më i keqi po të mos llogarisim sistemet e tjera. Është e keqja më e vogël. E ka thënë Churchill. Padrejtësitë janë të pashmangshme edhe në demokraci. Por edhe protestat janë të pashmangshme. Qeveria jonë është larg së qënit të pagabueshëm. Gabimin e mosrespektimit të protestës, nuk e kemi bërë asnjëherë. E kemi dëgjuar gjithnjë zërin e protestuesve, dhe në jo pak raste kemi reflektuar përballë arsyes. Kjo mbase nuk është shumë, por nuk është pak po të keni parasysh traditën mbi të cilën e kemi nisur punën tonë. Armët kimike, studentët, pagesa e kuksianëve për rrugën e kombit por edhe naftëtarët e Ballshit. Janë disa shembuj që të gjithë mund t’i kujtojmë. Janë konkretë dhe kuptimplotë për gatishmërinë e reflektimit.

Disa thanë se qeveria u dorëhoq në rastin e Kukësit, sepse u tremb nga dhuna e ushtruar nga një falangë e nxitur politikisht. Në fakt jo, reflektuam ndaj shqetësimit të një komunitetit të tërë. Sepse ne kuptuam se ishim gabim në llogaritë tona. Nuk ishte gabim komuniteti kuksian. Kushdo ka të drejtë të protestojë. Nuk diskutohet asnjëherë. Qeveritë ndryshojnë në këtë pikë, mes atyre që bëjnë sikur dhe atyre që reflektojnë.

Nuk e kemi diskutuar kurrë të drejtën e protestës. Çdo protestues është respektuar maksimalisht. Madje ky respektim ka shkaktuar shkeljen e të drejtës të së tjerëve. Për shembull tek Unaza e Re, për muaj të tërë e drejta e protestës është ushtruar dhe respektuar në një interes të një grupi të caktuar dhe është shkelur e drejta për të qarkulluar lirisht për orë të tërë”,-tha më tej Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME