Categories Lajme

Marrëveshja me naftëtarët/ Rama: E pritën me pozitivitet, askush nuk do të jetë vetëm! Investitori i ri? Rafineria do rindizet, në kontakt me 3 kompani….

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhëën një prononcim për mediat pas marrëveshjes me naftëtarët duke thënë se tashmë atyre u është vënë në dispozicion një pagë të konsiderueshme, 55 mijë lekë bruto apo 40 mijë lekë neto bashkë me sigurime shëndetësore dhe shoqërore.

Rama thotë se marrëveshja u prit me mjaft pozitivitet nga naftëtarët teksa thekson se u është dhënë kohë tashmë atyre të marrin frymë lirisht. Po ashtu sa i përket çështjes së dytë, asaj të një investitori të ri, kryeministri garanton se qeveria nuk është dorëzuar dhe rafineria do rindizet pasi tashmë ka kontakt me 3 kompani të rëndësishme dhe serioze. ”Privilegji për të shërbyer, ndjej kënaqësi që çka ne kemi vënë në dispozicion për 870 naftëtarë dhe punonjës e punonjëse të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre.

Në këtë kohë kaq të vështirë kur duhet të kalkulojmë çdo ditë si asnjëherë më parë në eksperiencën time në detyrë për të qenë largpamës pasi jemi në kushtet e paparashikueshmërisë, nuk është e lehtë. Jemi të bindur që kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto, dhe 40 mijë lekë neto për 12 muaj.
Në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime të plota shëndetësore e shoqërore, dhe të kenë garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh edhe situatën e vështirë që kanë kaluar.

Investitori i ri i rafinerisë? Na lejoni të shijoj këtë moment kaq pozitiv dhe njerëzor ku realisht kemi qarë hallin bashkarisht si një familje, dhe materializuam moton tonë që askush nuk do jetë vetëm. Gjithçka që është e mundur do bëhet për këdo që është nevojë. Nuk i kemi të pakufizuara mundësitë, por ky grup njerëzish janë të specializuar, dhe nuk jemi dorëzuar për perspektivën e rafinerisë. Pavarësisht se është një rafineri që ka teknologji të vjetër, dhe do një investim të madh. Nuk i shmangem. Vazhdojmë procesin, i kemi dhënë kohë të mjaftueshme këtyre njerëzve për të marrë frymë lirisht. Në momentin që do të jetë investitori dhe do rinsië rafineria s’do kenë nevojë për këtë mbështetje që janë paga të konsiderueshme.
S’dua të bëj komente konkrete, jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë kompani të mëdhaja, të rëndësishme por koha që jetojmë është problem. E kemi hasur në problemet tona. Ajo që mund të them është se rafineria po, do rindizet”- tha Rama. Mbrëmjen e sotme qeveria dhe naftëtarët ranë dakord pas takimit të dytë për një pagë 40 mijë lekë neto për 1 vit si dhe sigurime shëndetësore e shoqërore, deri kur rafineria të merret nga një investitor që t’u japë pagat atyre. Më shumë se një muaj më parë naftëtarët shkuan në grevë pasi kanë 11 paga të prapambetura për të cilat do vijojnë betejën ligjore në Gjykata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME