Categories Lajme

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama nga Milano: Do të përfitojnë 421 mijë qytetarë shqiptarë!

Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Milano është ndalur tek marrëveshja e lidhur me qeverinë italiane për njohjen e pensioneve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nga kjo marrëveshje e munguar përfitojnë 421 mijë emigrantë shqiptarë.

“Ne ja dolëm të vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë 10-vjeçare, një gur të çmuar dhe të munguar që e keni merituar plotësisht”, tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë iu drejtua të pranishmëve duke thënë se sot Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë, për emrin e saj, flamurin, vendin e saj, me zot me ligj dhe me zakon në familjen e shteteve të Evropës.

Rama: “421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur e pensioneve më Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj këtu, dhe një zëdhënëseje shumë e fortë e jona në BE, Giorgia Meloni, ne ja dolëm të vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë 10-vjeçare, një gur të çmuar dhe të munguar që e keni merituar plotësisht.

Sot kam ardhur për t’ju thënë që edhe Shqipëria po e fiton sot njësoj si ju betejën e saj të drejte pa ndalur vrapin dhe duke e ruajtur të palëkundur besimin në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë, për emrin e saj, flamurin, vendin e saj, me zot me ligj dhe me zakon në familjen e shteteve të Evropës!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME