Categories Lajme

Marrëveshja për refugjatët, Meloni: Inovatore dhe e dobishme

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka folur sërish për marrëveshjen e firmosur me Shqipërinë për refugjatët. Për mediat vendase, ajo e përcaktoi marrëveshjen si novatore dhe të dobishme.

Kryeministrja italiane tha se nuk e di përse forcat e majta po e kontestojnë marrëveshjen me Shqipërinë, marrëveshje e cila sipas Melonit është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

“Dje Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen, e cila është inovative dhe ecën në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Është e nevojshme të menaxhohet dhe dekongjesohet burokracia e lidhur me emigracionin e paligjshëm.

Marrëveshja për imigracionin me Shqipërinë mund të përfaqësojë edhe një precedent nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë mirë.

Partia Demokratike u përpoq të largonte Edi Ramën e gjorë që është socialist nga PSE vetëm sepse të ndihmosh Italinë nuk është e majtë. Nuk e di pse e konteston kështu e majta, ndoshta sepse besojnë se nuk mund ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet edhe pse jemi përballur me flukse të papara”, tha Meloni.

Kujtojmë që Këshilli i Ministrave në Itali miratoi një ditë më parë marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët, që u firmos nga Kryeministrat Meloni dhe Rama më 6 Nëntor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME