Categories Lajme

Marrëveshja për refugjatët: Shqipëria nuk përfiton asnjë fond shtesë, në Shëngjin vetëm ata që…

Corriere della Sera ka zbuluar detaje lidhur me marrëveshjen e firmosur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Georgia Meloni, sa i përket refugjatëve që do të shpëtohen në det.

Meloni është shprehur gjatë konferencës së përbashkët me Ramën se një qendër pritjeje për refugjatët do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Media italiane ka zbuluar se marrëveshja nuk do të zbatohet për refugjatët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Strukturat e krijuara, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë refugjatë, duke parashikuar rreth 39 mijë refugjatë në vit “për të përfunduar me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e mundshëm”.

Strutkurat do të ngrihen në portin e Shëngjinit, ndërsa sipas asaj që shpjegohet nga burimet e Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME