Categories Lajme

Marrëveshja Shqipëri-Greqi për punësimin sezonal, 10 000 shqiptarë përfitues

10 000 shqiptarë pritet të jenë përfitues nga marrëveshja e arritur sot mes Shqipërisë dhe Greqisë, sa i takon punësimit sezonal. Sipas njoftimit për mediat nga Partia Socialiste, Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të punojnë në sektorin e bujqësisë në shtetin helen.

“Marrëveshja, e cila tashmë ka hyrë në fuqi pas miratimit nga parlamenti grek, u bë e mundur fal negociatave të Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, me ministrin grek të Bujqësisë, Makis Voridhis. Për herë të parë i gjithë procesi i pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm do të jetë falas dhe emigrantëve nuk do t’iu duhet të pajisen me vizë pune, duke kursyer kështu kohë dhe pagesat e veprimeve konsullore”,- njofton Partia Socialiste.

“Në marrëveshje parashikohet që duke nisur nga data 4 maj deri më 20 qershor 2020, të gjithë punëdhënësit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë, të aplikojnë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre. Ndërkohë personat e interesuar të punësohen në këtë sektor, do të duhet të aplikojnë në platformën virtuale www.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 ditëve, do të kenë mundësi të përfitojnë kontratat e punës”,- vijon njoftimi.

“Parashikohet që 7 mijë deri në 10 mijë shtetas shqiptarë, të mund të punojnë me të drejta të plota në shtetin fqinj. Termat e marrëveshjes kanë parashikuar edhe masat për respektimin e protokollit të sigurisë për mbrojtjen”,- bëhet me dije në njoftimin e Partisë Socialiste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME